“Open Balkan”, Rama, Viçiq dhe Zaev me letër të hapur


Dy ditë para takimit të radhës në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, kryeministrat e Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq përmes një letre të hapur i bëjnë thirrje shteteve të rajonit që t’i bashkohen nismës. Në letrën që mban firmën e tre kryeministrave, ndër të tjera thuhet se vizioni i tyre është të tejkalohen pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së.

“Ne kemi ndasitë tona, nuk biem dakord për disa çështje politike, por të gjithë e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për një paqe afatgjatë. Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij. Ashtu si Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut parapriu lindjen e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, edhe “Ballkani i Hapur” do të mbahet mend si momenti që i afroi kombet tona më pranë Bashkimit Europian dhe drejt anëtarësimit të plotë në bllokun më të madh tregtar në botë”, thuhet në letrën e kryeministrave. /Alsat.mk

Baby Boo