Olti Curri: Big Brother Vip do mbyllet para kohe, pas sulmit ndaj TCH


Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri përmes një video “Instagram” është shprehur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së Big Brother Vip kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsyes sigurie pas sulmit që u bë ndaj Top Channel. Sipas tij sonte pritet të këtë një televotim për finalistët e që më pas të shtunën të jetë finalja.

“Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e TopChannel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për qështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën.”, u shpreh Olti Curri.
Ju kujtojmë se të shtunën produksioni la si datë të fundit 6 majin për të bërë finalen e Big brother Vip. Arbana i la kohë deri të martën banorëve që ta mendojnë nëse e duan shtyrjen e finales apo jo.

Baby Boo