Ollumçev: Vdekshmëria e lartë, shkak sëmundjet tjera e jo Kovid 19


Shkak i përqindjes së lartë të vdekshmërive nga kovid 19 në vend janë bashkë sëmundjet e sëmundjes kryesore, vlerëson epidemiologu Sashko Ollumçev. Sipas tij vaksina ndoshta nuk është 100% efektive, por mbron 50% dhe ul hospitalizimet.

“Pjesa e madhe e vdekjeve të personave pozitiv me kovid, shkruhet arsyeja kryesor e ndërrimit të jetës se është virusi korona, edhe pse unë them se kjo nuk është kështu, pasi kemi pacientë me komorbiditet. Arsyeja kryesore për vdekjen ndoshta është edhe sëmundja kryesore, qoftë diabet, sëmundje kardiovaskulare e kështu me radhë, ndërkohë që pacienti ka qenë pozitiv me kovid dhe shkruhet se ka ndërruar jetë nga virusi, që apsolutisht nuk është e vërtetë”, u shpreh epidemiologu Sashko Ollumçev.

Sipas mjekut Ollumçev, në vend nuk po dominon virusi omikron, edhe pse nuk duhet nënvlerësuar pasiqë nuk manifestohet me pasqyrë të lehtë shëndetësore. Sipas epidemiologut simptomat e gripit sezonal janë të ngjashme me omicron e të cilat anashkalohen. më problematike shikohet komibinimi I gripit sezonal me kovid.

“Nuk i kemi opsionet që kontrollet ti bëjmë tek mjekët amë, në labarator të bëhen teste të shpejta, I cili do të na jep orientimin se a bëhet fjalë për kovid, grip apo virus tjetër. Ne për momentin këtë mundësi nuk e kemi”, theksoi Ollumçev.

Ollumçev vlerëson se njerëzit për tu mbrojtur nga virusi do të duhet të zbatojnë masat mbrojtëse sikurse mbajtja e masjës dhe distanca, pasi çertifikatat janë vetëm letër në mungesë të vetëdijes së qytetarëve.

Baby Boo