Oligarku rus paralajmërim për Tom Cruise: Kujdes me partneren e re, harxhon shumë


Një oligark rus, ish-gruaja e të cilit është parë kohët e fundit me Tom Cruise, paralajmëroi yllin e Misionit të Pamundur se ai duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta e mbajë portofolin hapur sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze.

Aktori 61 vjeçar u fotografua me bukuroshen 36 vjeçare Elsina Khayrova në një festë në Mayfair dhe miqtë shtojnë se dyshja prej kohësh tashmë janë të pandashëm.

Por, ish-bashkëshorti i Khayrova, Dmitry Tsetkov, paralajmëroi Cruise gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline nga rezidenca e tij në Surrey, manjati Tsetkov tha: “Pavarësisht se më kë ajo është, Tom Cruise apo dikush tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe ka shije të shtrenjtë dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin hapur’.

Tsetkov, i cili e bëri pasurinë e tij me diamante dhe miniera, pretendon se beteja e tij e ashpër trevjeçare e divorcit i kushtoi plot 150 milionë paund.

Baby Boo