‘Old Hollywood Vibes’ Perfomanca e Luana Vjollcës në nivele botërore rrëmben vëmendjen e të gjithëve!


Surpriza e spektaklit të 1 Janarit në “Shiko Kush LUAN” padiskutim ishte përballja e autores dhe moderatores Luana Vjollca me showgirl-in Luana Vjollca.
Nuk e kishim menduar se do të intervistohej nga vetë vetja e saj, por ja që ndodhi dhe na zbuloi shumë nga të pathënat e jetës së saj private në një mënyrë “funny”.

Autoironia në këtë intervistë nuk mungoi dhe për t’u “mbyllur gojët e liga”, ajo na surprizoi në fund të programit me një super performancë dhe mund të themi se dukej si të ishte në një arenë ndërkombëtare.
“Old Hollywood Vibes” e përshkroi këtë dalje të autores fotografi i njohur Endrit Mërtiri.
Shumë nga personazhet e njohur ngelën pafjalë nga kjo performancë, nëqoftëse ende nuk e keni parë këtë surprizë nga Luana Vjollca e shihni më poshtë.

Baby Boo