OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota


Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së. Pyetjes “Në tërësi a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë më keq ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?” 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë përkundrejt gati 49% e mesatares globale. 17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj e përafërt me mesataren globale prej 19%. “Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira mundësi më të mira arsimi angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi” tha Fiona McCluney Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.

“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish edhe kësaj radhe madje më të fortë. Për ta bërë këtë na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht” tha ajo.

Më herët këtë vit Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre” tha znj.McCluney. Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi: Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?
o 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

o 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor
kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë
Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë” 42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi 36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore

Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor
45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën. “Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira mundësi më të mira arsimi angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi” përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri./Monitor

Baby Boo