OKB: Më shumë civilë të pafajshëm ka vrarë NATO se sa terroristët talibanë


Forcat pro-qeveritare, përfshirë Nato-n, kanë vrarë më shumë civilë në Afganistan në pjesën e parë të vitit 2019 se sa talibanët, ka treguar një raport i OKB-së

Është hera e parë në konfliktin 18 vjeçar që kjo ka ndodhur dhe vjen në kohën e një fushate të tmerrshme ajrore nga amerikanët kundër talibanëve, shkruan BBC.

717 civilë ishin vrarë nga forcat e udhëhequra nga Nato dhe ato qeveritare të Afganistanit, krahasuar me 531 nga militantët islamikë, thotë OKB-ja.

Këto të dhëna vijnë në kohën kur Washingtoni po kërkon të ashpërsojë luftën.

Sulmet ajrore, shumica prej të cilëve të kryer nga avionët luftarakë amerikanë, i vranë 363 njerëz, përfshirë 89 fëmijë, vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti.

Washingtoni po mban negociata me talibanët për të provuar arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, edhe pse në të njëjtën kohë ka intensifikuar fushatën sulmuese.

Militantët po refuzojnë që të negociojnë formalisht me qeverinë afgane derisa të ketë një marrëveshje për largim nga vendi të ShBA-ve.

Baby Boo