OKB: Izraeli dhe palestinezët mund të kenë shkelur ligjet në su*lmet e fundit


Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se ushtria e Izraelit mund të ketë kryer kr*ime lu*fte në Gaza dhe se militantët palestinezë të Hamasit, gjithashtu kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare, teksa kanë hedhur raketa në drejtim të Izraelit.

Michelle Bachelet i bëri këto komente më 27 maj, teksa iu adresua një sesioni të posaçëm të Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB-së, mbledhje që u thirr me kërkesë të shteteve myslimane, të cilat dëshirojnë që të nisë një hetim lidhur me konfliktin e fundit në Gaza, por edhe për situatën e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Para se të arrihej marrëveshja e ar*mëpushimit javën e kaluar, Bachelet tha se zyra e saj ka verifikuar vdekjen e 270 palestinezëve në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përfshirë edhe 68 fëmijë, të cilët vd*iqën nga dhuna gjatë këtij muaji. Nga raketat e lëshuara nga Hamasi janë vr8arë dhjetë izraelitë.

Gjatë lu*ftës 11-ditore, sulmet ajrore izraelite në zonat e banuara në Rripin e Gazës “rezultuan me numër të lartë të vd*ekjeve dhe pl*agosjes së civilëve, dhe me shkat*ërrime të infrastrukturës civile”, tha Bachelet.

Baby Boo