Violeta Donaj vrau mëngjesin e të dielës bashkëshortin 42 vjeçar Kujtim Donaj në tregun e Milotit, në tezgën ku burrë e grua shisnin për të mbajtur frymën gjallë.
Çifti ka debatuar fillimisht kur papritmas 35 vjeçarja ka nxjerrë një armë dhe ka lënë të vdekur burrin e saj dhe jetimë dy fëmijët që kishte me të.
Violeta u arrestua menjëherë pas krimit. Gruaja qante dhe të pakta ishin fjalët që i dolën nga goja.
“Oj nanë, ç’bëra unë”- thotë Violeta para se policia ta fusë në makinë.