Ohër: Turistët nga Serbia dhe Turqia lirohen nga pagesa e parkingut


Këshilli i Komunës së Ohrit ka sjellë vendim që gjatë kohës së sezonit turistik, turistët nga Serbia dhe Turqia që do të qëndrojnë në Ohër, të lirohen nga pagesa e parkingut.
Bëhet fjalë për vendim që kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, e ka paralajmëruar gjatë kohës së vizitës së tij në Beograd, si falënderim ndaj Serbisë për mbështetje të procesit të imunizimit.

Sipas këtij vendimi, të gjithë turistët që në Ohër do të arrijnë me makina private, me targa të Serbisë dhe Turqisë, nuk do të paguajnë parking në hapësirat publike për parking.
Ndryshe, turistët serb me vendim të Qeverisë janë liruar edhe nga pagesat rrugore, gjithashtu si falënderim ndaj Serbisë për dhurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Baby Boo