Ohër, qiramarrësit duhet t’i lirojnë plazhet


Koncesionarët në plazhet në bregun e liqenit të Ohrit, të cilët me vite punojnë me koncesione të skaduara thonë se dekreti i djeshëm i Qeverisë ishte i shpejtuar. Ekzekutivi kërkon që të gjithë qiramarrësit ti lirojnë plazhet dhe t’i kthejnë ato në gjendjen e tyre origjinale. Asnjë koncesionar nuk ka leje të vlefshme pune – disa koncesione për menaxhimin e plazheve kanë skaduar në vitin 2014, të tjerët në 2017. Ata thonë se vendimi nuk duhej të ishte marrë para sezonit turistik.

“Ky është një turp. Unë mund t’i përdor fjalët e tilla lirshëm. Do të shihni brenda një jave se si do të duket kjo hapësirë. Unë gjithashtu i kam fotografitë se si dukej dhe vërtet do ta kthej përsëri në gjendjen origjinale. Unë gjithashtu e ruaj edhe kasketën gjermane që e gjetëm edhe atë do ta kthej”, tha Dimitar Pendov – koncesionar në plazhin “Potpesh” në Ohër.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski, mirëpret këtë vendim dhe thotë se kjo ka për qëllim plotësimin e rekomandimeve të UNESCO-s. Vetëqeverisja lokale e Strugës e konsideron këtë si vendim populist.

“Me këtë, pres që më në fund të vendoset rend në përdorimin e brigjeve të Liqenit të Ohrit për qëllime turistike, i cili ka qenë problem për vite me radhë. Kjo rregullore do të kontribuojë ndjeshëm në përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s”, tha Konstantin Georgievski – Kryetar i Ohrit.

“Ne besojmë se vendimi i qeverisë është një masë populiste për marrje të votave”, thonë nga Komuna e Strugës.

Në bregun e liqenit të Ohrit u lëshuan 35 koncesione më shumë se 10 vjet më parë.

Baby Boo