Ohër: Një vajzë 15-vjeçare rrëzohet nga motoçikleta, lëndohet rëndë


Dje në orën 16.45 minuta në rrugën “Sirma Vojvoda” në Ohër, është lënduar një vajzë adoleshente.

Bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçare nga Ohri, e cila duke drejtuar mopedin “Hang Long” me targa nga Ohri, e ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur në rrugë.

Nga rrëzimi prej mopedit, vajza është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në spitalin Shën Erazmo në Ohër ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Ohër.

Baby Boo