Ohër – Gjendet e vdekur inspektorja e policisë


Sot në orët e pasdites në një banesë në rrugën “Sirma Vojvoda” në Ohër është gjetur trupi i pajetë i inspektores së punësuar në SPB Ohër Marija Miloshevska.

Siç mësohet, e ndjera disa ditë nuk ka dal nga banesa e saj dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike

Po ashtu mësohet se në trupin e tani të ndjerës ka pasur gjurmë dhune.

Në vendngjarje kanë dalur inspektorë, prokurori publik, pjesëtarë të Policisë Kriminale, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, dhunë fatale apo vetëvrasje.

Priten informacione të konfirmuara zyrtare.

Baby Boo