Ohër, banorët kundër mysafirëve të ardhur nga Shkupi


Banorët e Ohrit janë të revoltuar që mysafirët nga qytete të tjera nuk i respektojnë masat e mbrojtjes dhe nuk mbajnë maska. Kishte grupe prej disa personash, ndërsa në restorante respektohej masa e uljes në tavolinë nga dy persona, por pothuajse askush nuk mbante maskë.

 

“Nëse ata janë një familje, mund të mos mbajnë, por a janë të një familjes, këtë nuk e dimë. Gjithashtu nuk pamë asnjë polic”.

“Le të përshtaten, të mbajnë maskë. E shikoni 50% nuk mbajnë. Ata që shkojnë janë në grup.”

Por biznesmenët vendas janë të kënaqur që qyteti më në fund u ngjall. Megjithatë ata thonë se pak klientë i respektojnë masat.

“Ne i respektojmë masat, por mysafirët nga Shkupi nuk janë të disiplinuar. Unë shoh që maskat nuk i përdorin si dhe mjetet e mbrojtjes. Nuk mund t’i detyrosh të mbajnë, por ka edhe disa që janë të disiplinuar”.

“Ekipi i Alsatit sot në Ohër nuk vuri re prani të policisë, edhe përskaj njoftimit të djeshëm nga Qeveria se do të ketë një prani të shtuar në qendrat turistike”.

Shtabi i Krizave në Ohër ka vendosur të bëjë dezinfektim intensiv të rrugëve, hapësirave publike dhe ndërtesave të banimit pas fundjavës së zgjatur. Inspektorati Shtetëror i Tregut, nga ana tjetër, nga 70 kontrollet e kryera në katër qiradhënës të banesave, konstatoi shkelje të ndalimit të akomodimit të mysafirëve. Ata u gjobitën me 500 euro dhe me ndalim të kryerjes së veprimtarisë prej 30 ditësh.

Baby Boo