“Oh vdi*qa, s’më mbajnë kockat…”: Pamjet e rënda nga Spitali Infektiv, pacientët rënkojnë nga simptomat e Covid-19 (VIDEO)


Pamje të rënda vijnë nga spitali infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19.
Ka qenë ministria e Shëndetësisë që ka shpërndarë një video nga brenda spitali ku shihen dhe dëgjohen pacientë të infektuar nga virusi Covid-19 teksa rënkojnë për shkak të simptomave që jep ky virus.
Shumë pacientë janë të intubuar dhe u nevojitet me patjetër oksigjeni për t’i mbajtur në jetë.

Kujtojmë ditën e djeshme 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Baby Boo