Ogjanovski për fëmijët e donatores: Ende rreh zemra e nënës, bijës, motrës së tyre/VIDEO

Pasi operacioni doli i suksesshëm, është deklaruar i biri i pacientit te i cili është transplantuar zemra. Ivan Ognjanovski i ka falenderuar familjarët e donatores së zemrës dhe u ka thënë atyre se ende rreh zemra e nënës, bijës dhe motrës së tyre.

Sigma Doors

Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të donatores së vdekur, ndërkohë ka kujtuar familjarët se nëna e tyre i ka shpëtuar edhe dy jetë pasi ka donuar edhe dy veshka për dy pacientë që kanë qenë në dializë.