Ofron donacion 83 mijë euro Komunës së Tetovës në kompensim të reklamimit


Një firmë me emrin SH.SH.T “4 All Media SHPKV” nga Shkupi është ofruar që t`i jep donacion komunës së Tetovës gjegjësisht nënstacione për pritje të transportit, në ndërkohë si kompensim të merr hapësira për reklamim në territorin e komunës së Tetovës në afat prej 10 vitesh.

Mirëpo ky donacion nuk është pranuar nga ana e këshillit të komunës së Tetovës të cilët njëzëri e refuzuan pasi që sipas këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët Arif Selami, kompania e cila është ofruar për donacion gati se një vit nuk ka llogari aktive dhe përllogaritjet sipas tij janë se kjo kompani do të fitojë shuma të mëdha gjatë kohës që do të shfrytëzojë hapësirat publike për reklamim.

Në ndërkohë pas sqarimit të këshilltarit të ASH-së, edhe këshilltarët tjerë janë pajtuar që ky propozim të tërhiqet nga rendi i ditës dhe të meren informacione shtesë.

Këshilltarët theksuan se nëse vërtetë ekzistojnë donatorë që dëshirojnë të ndihmojnë janë të mirëseardhur por ata nuk duhet që të kërkojnë kompenzim.

Baby Boo