Oficeri tentoi të fuste lëndë na*rkotike në Qendrën e parabu*rgimit, suspendohet nga puna


Mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, është parandaluar futja e kon*traba*ndës brenda Qendrës së Parabu*rgimit Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues V.Q është gjetur lëndë na*rkotike. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate. Lidhur me rastin, sipas SHKK-së, janë njoftuar Njësiti Antidr*ogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë konfiskuar lëndën e dyshuar na*rkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim të mëtutjeshëm.
Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Baby Boo