Oficerë policie përshëndesin arkivolin me trupin e George Floyd në funeral


Arkivoli me trupin e viktimës së dhunës së policisë në SHBA, George Floyd u përshëndet sot me gjunjëzimin simbolik nga oficerë që erdhën në kishë për respektet e fundit ndaj tij.

Arkivoli ngjyrë të florinjtë i Floyd u mbajt nga gjashtë burra me maska që e sollën në kishë për respektet para funeralit.
46 vjeçari vdiq pasi polici i Minneapolis, Derek Chauvin i mëshoi me gju në qafë për tetë minuta më 25 maj. Chauvin është akuzuar tashmë për vrasje.
Funerali i Floyd po mbahet në kishën Fountain of Praise në Houston, Texas, ku Floyd ishte rritur dhe ku do të varroset pranë nënës së tij.
Trupi i tij u transportua me një karrocë me kuaj në kilometrin e fundit drejt varrezave.
Pastorja Mia K Wright tha: “Ne po celebrojmë jetën e tij me të mirat e të këqijat si të gjithë jetët, por dhe një jetë që ishte e lidhur me Zotin dhe tashmë me shumë njerëz në të gjithë botën për arsye të tragjedisë dhe traumës që kaloi”.
Wright shtoi se në funeralin e tij do të ketë shumë folës që do të bëjnë thirrje për drejtësi dhe reforma sociale, siç është deklaruar në protestat e shumta të nxitura nga vdekja e tij.

Baby Boo