Ofendoi kolegët me fjalë banale, Vittorio Sgarbi nxirret zvarrë nga parlamenti (VIDEO)


Politikani, deputeti, njëherësh kritiku i artit Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga parlamenti italian.

Pas një fjalimi me fjalë të rënda dhe ofenduese atij i është thënë të dalë nga salla gjë që nuk është bërë prej tij. Më pas është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.

“Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të flasë me fjalë të pista në parlament”- tha Zëvendës Presidentja, Mara Carfagna fjala e së cilës u prit me ovacione në sallë.

Sgarbi është një nga kritikët më më të ashpër italian. Para pak ditësh ai mori vëmendje të madhe në mediat tona pasi kishte ardhur në Shqipëri për një tur promovues, e ajo çka deklaroi live nuk ishte aspak promovuese. Sgarbi shkoi në Bylis për të cilin tha se është ajo çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

Gjithashtu më herët po këtë muaj, Zgarbi duke notuar në Palasë, u përball me dallgë që ia vështirësuar notimin dhe për pak sa nuk u mbyt. Ka qenë vajza e tij Alba, ajo që e ka shpëtuar dhe e ka nxjerrë në breg, e ndihmuar edhe nga një roje bregdetare.

Baby Boo