Oda e Mjekëve padit “mjeken popullore”, kundërshtonte vaksinimin


Oda e Mjekëve e padit mjeken Jadranka Biban për ofendim dhe shpifje për shkak të gjashtë statuseve të publikuara në rrjetin social “Facebook” në mars të këtij viti. Biban ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, por nuk ka licencë aktive për punë. Përfaqësuesja juridike e Odës së Mjekësve mori leje nga Gjykata që të arsyetojë me shkrim se çfarë paraqet ofendim, e cila pjesë është shpifje nga statuset e Bibanit.

KËSHILLI DREJTUES I ODËS EKONOMIKE VENDOSI TË PARASHTROHET PADI, NDËRSA PARASHTRUAM EDHE PROPOZIM GJYKATA ME MASË TË PËRKOHSHME T’IA NDALOJË TË PUBLIKOJË PËRMBAJTJE ME TË CILAT DO T’I BËJË DËM AUTORITETIT TË PADITËSIT ME VLEFSHMËRI DERI NË AKTGJYKIMIN E PLOTFUQISHËM. KËRKOJMË EDHE PËRGJEGJËSI QYTETARE PËR OFENDIMET DHE SHPIFJET E PARASHTRUARA NË PUBLIKIMET- DEKLAROI VILETA VASILEVA, AVOKATE E ODËS SË MJEKËVE.

E paditura, e cila para Gjykatësit mbrohet vetë, tha se pas pranimit të dëshmive me shkrim do të prononcohet, pas çka seanca e sotme u anulua për 10 qershor të këtij viti.

OFENDIMI ËSHTË NDJENJË SUBJEKTIVE QË ËSHTË SHUMË E KEQE PËR SHËNDETIN. KËTË NDJENJË MUND TA NDJEJNË NJERËZIT, E JO ORGANIZATAT. PRANDAJ UNË MENDOJ SE NDOSHTA ËSHTË OFENDUAR NDONJË ANËTAR I ODËS, POR JO EDHE TË GJITHË ANËTARËT. ATIJ ANËTARI TË OFENDUAR DUHET T’I NDIHMOHET QË TË RIMËKËMBET NGA EMOCIONI I TILLË- THA JADRANKA BIBAN – E PADITUR.

Jadranka Biban është e njohur në opinion për pjesëmarrje në emisione televizive, ku në përgjithësi e promovon mjekësinë tradicionale. Pas një pjesëmarrjeje të tillë televizive në jehonën e epidemisë së fruthit, ku mes tjerash foli se nuk mund të pranojnë fëmijët vazhdimisht numër të madh të vaksinave, reagoi Oda e Mjekëve. Prej atje bënë të ditur se Biban nuk ka licencë për punë, dhe se me paraqitjet e saj, që Oda i vlerëson si “të kundërta me njohuritë e mjekësisë”, rrezikohet shëndeti nacional.

Baby Boo