OBSH: Zgjidhja ndaj koronavirusit nuk do të jetë e thjeshtë


OBSH: Zgjidhja ndaj koronavirusit nuk do të jetë e thjeshtëAlsat04.08.2020 17:46
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom tha të hënën se “asnjëherë nuk mund do të ketë një zgjidhje të thjeshtë për një problem të ndërlikuar”, duke iu referuar përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai shtoi se “një numër i vaksinash ndodhen tashmë në fazën e tretë të provave klinike dhe shpresat janë që disa prej tyre të jenë efektive që të mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit”. Por sipas tij ”përgjigja mund të mos jetë përfundimtare për momentin dhe mbase mund të mos jetë kurrë”.

Zoti Adhanom u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe individëve që “të bëjnë gjithëka”, duke renditur testimet, gjurmimin e kontakteve, distancimin social dhe vendosjen e maskave, si disa nga gjërat e nevojshme që duhet të vazhdojnë të bëhen për të ndaluar përhapjen e virusit, siç tha ai.

Komentet e kreut të OBSH-së vijnë ndërsa numri i infeksioneve dhe rasteve të vdekjeve si pasojë e COVID-19 vazhdon të rritet në të gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë numri i infeksioneve në rang botëror ka arritur në mbi 18.3 milionë, ndërsa ai i vdekjeve në mbi 694 mijë.

Baby Boo