OBSH: Shqetësuese situata epidemiologjike në Ballkan


Situata epidemiologjike dhe trendet në pjesën jugore të Evropës dhe Ballkanit janë shqetësuese, deklaroi sot shefi i sektorit për gjendje të jashtëzakonshme pranë Organizatës botërore të shëndetësisë, Mike Ryan.

“Edhe pse shtetet evropiane perëndimore arritën ta vënë nën kontroll epideminë, janë shqetësues trendet që u paraqitën në Evropën Jugore dhe në Ballkan. Ende nuk e kemi braktisur zonën e rrezikut në Evropë. Situata epidemiologjike kërkon të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, theksoi Ryan.

Ai shtoi se nuk ka dyshim se vatra e pandemisë është në Amerikën Veriore dhe Jugore, por se po intensifikohet përhapja e virusit në Afrikë.

Baby Boo