OBSH: Shkalla e infeksionit midis punonjësve shëndetësor në rënie


Shkalla e infeksionit COVID-19 midis punonjësve të kujdesit shëndetësor, në fillim shumë më e lartë se ajo e popullatës së përgjithshme, është në rënie edhe në vendet ku pandemia vazhdon të jetë e ashpër, njoftoi sot OBSH.
“Të dhënat e mbledhura nga 83 shtete, kryesisht në Europë dhe Amerikë tani tregojnë se ka patur një rënie të konsiderueshme të infektimeve midis punonjësve të kujdesit shëndetësor, që nga fillimi i epidemisë”, tha organizata.

“Më parë norma e të infektuarve në mesin e tyre ishte 14%, kurse tani kjo përqindje është më afër asaj të popullsisë së përgjithshme, më pak se 3% në shumicën e vendeve”, shtoi ajo.
Shpër*thimi i rasteve COVID-19 midis punonjësve të kujdesit shëndetësor në fillim të epidemisë u shpjegua me mungesën e pajisjeve mbrojtëse në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe në vendet më të pasura.
Një tjetër arsye ishte edhe mungesa e trajnimit për të përdorur si duhet këto pajisje mbrojtëse.

Baby Boo