OBSH rithekson: Covid-19 ka origjinën nga natyra


Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi të organizuar të premten mbi pandeminë e COVID-19 ka ritheksuar se institucionet brenda organizatës besojnë shkencën dhe provat, duke shtuar se të gjitha studimet e deritanishme tregojnë se virusi e ka origjinën nga natyra.

Ndërkohë, përgjegjësja teknike e Programit të Emergjencave të OBSh-së Maria Van Kerkhove tha se, sipas kërkimeve të mëparshme lidhur me patogjenet që kalojnë nga kafshët te njeriu, duhet njëfarë kohe që të përcaktohen kafsha burim i virusit dhe ndërmjetësi, në bazë të hetimeve shumë të sakta.

Nëse nuk zbulohen burimi dhe ndërmjetësi, njerëzimi do të ndodhet përsëri përpara rrezikut të infektimit.

Baby Boo