OBSH: Pritet rritje e çrregullimeve mendore në muajt e ardhshëm


Zyra Europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot (e premte, 18 dhjetor) se pret të shohë një rritje të njerëzve që luftojnë me “sfida të rënda të shëndetit mendor” gjatë muajve të ardhshëm të pandemisë.

Zyra u bëri thirrje të gjithëve që “të qëndrojnë në shtëpi” edhe nëse udhëzimet zyrtare në vendet e tyre lejojnë mbledhjet e Krishtlindjeve. Dr. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Europë, përsëriti në një deklaratë se pandemia ka rezultuar në një krizë në rritje të shëndetit mendor.”

“Ne presim të shohim një numër më të madh të njerëzve që përballen me sfida më të rënda të shëndetit mendor në muajt e ardhshëm ndërsa realiteti i kësaj përvoje merr fuqi,” shtoi ai.

Në një sondazh të kryer në 25 vende të zhvilluara gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë dhe të publikuar nga Komisioni Europian, 28% e të anketuarve raportuan se ndiheshin të vetmuar dhe 27% thanë se kishin ndjerë depresion ose ankth. Muajt e dimrit tradicionalisht shohin një rritje të problemeve të shëndetit mendor me njerëzit që vuajnë nga Çrregullimi Afektiv Sezonal (SAD).

Baby Boo