OBSH pesimiste: Përfundimi i pandemisë së koronavirusit shumë larg të ndodhë


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, paralajmëroi të hënën se pandemia e re e koronavirusit nuk kishte mbaruar dhe tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” për ndikimin e prishjes së shërbimeve normale shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, transmeton Gazeta Metro.

“Pandemia është shumë larg nga përfundimi’’ , tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se ishte i shqetësuar për rritjen e tendencave në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe disa vende të Azisë.

“Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shumë punë për të bërë,” tha ai.

Ai shtoi se mungesa e vaksinave kundër sëmundjeve të tjera po raportohej në 21 vende si rezultat i kufizimeve kufitare të lidhura me pandeminë, duke përmendur aleancën globale të vaksinave GAVI.

“Numri i rasteve të malaries në Afrikën Sub-Sahariane mund të dyfishohet,” tha ai. “Kjo nuk ka pse të ndodhë, ne po punojmë me vendet për t’i mbështetur ata.”

Baby Boo