OBSH: Koha për të zbuluar origjinën e COVID-19 po mbaron


Shkencëtarët që studiuan origjinën e COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetit thanë të mërkurën se mundësia për kryerjen e mëtejshme të studimeve po mbaron.
Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë udhëtoi drejt Kinës për 28 ditë në janar për të folur me profesionistë dhe për të vizituar institucionet në mënyrë që të kuptonin shpërthimin e parë të virusit në Wuhan, Kinë në dhjetor 2019.

Në një raport të botuar në mars, ekipi tha se virusi ka të ngjarë të hidhet tek njerëzit nga kafshët dhe se skenari që ai rrjedh nga një laborator ishte “i pamundur”.
Sipas tyre, autoritetet kineze ngurrojnë të ndajnë të dhëna të mëtejshme për shkak të ruajtjes së privatësisë së pacientëve.

Ata gjithashtu vunë në dukje se sipas pikëpamjes së tyre hipoteza se virusi u hodh nga kafshët te njerëzit ka më shumë dëshmi për ta mbështetur atë sesa teoria e rrjedhjes nga laboratori.
Shkencëtarët paralajmëruan se koha për të bërë studime të antitrupave po mbaronte duke qenë se shumë ferma të kafshëve të egra në Kinë janë mbyllur si pasojë e pandemisë. Kina është përgjigjur duke aku*zuar SHBA për politizimin e çështjes.

Baby Boo