OBSH ka një thirrje për shtetet e pasura për arritjen e një vaksine kundër COVID-19


Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen nismës “Covax” për arritjen e një vaksine efikase dhe të sigurt kundër COVID-19 dhe shpërndarjen e barabartë.

Sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se afati i fundit për t’u bërë pjesë e saj është e premtja e kësaj jave.

“Në botën tonë të ndërlidhur, nëse qytetarët e shteteve me të ardhura të pakta apo mesatare nuk vaksinohen, virusi do të vazhdojë të vrasë dhe rimëkëmbja ekonomike në nivel global do të vonohet. Falënderoj vendet e shumta anëtare që kanë shprehur interes t’i bashkohen ‘Covax’-it dhe u bëj thirrje atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë: keni kohë deri këtë të premte”, tha sekretari i përgjithshëm i OBSH-së.

Baby Boo