OBSH jep një lajm të mirë për të infektuarit asimptomatikë


Atë që studiues italianë e pohonin prej disa kohësh, OBSH-ja tashmë e zyrtarizon: gjasat që asimptomatikët, pra personat që duken dhe ndihen të shëndetshëm, të infektojnë të tjerët me koronavirus, janë shumë të vogla.

“Duket se është mjaft e rrallë që një person asimptomatik ta transmetojë më tej sëmundjen”, tha epidemiologia Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin. Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.

Komentet e saj përputhen me ato që ekspertët paralajmërojnë prej muajsh: pjesa dërrmuese e përhapjes së koronavirusit ndodh përmes kontaktit të qëndrueshëm të ngushtë mes personave në ambiente të mbyllura – në shtëpi, zyra, kisha, spitale dhe ambiente të tjera ku njerëzit mblidhen për orë të tëra në një kohë dhe fluksi i ajrit është i kufizuar. Dhe ata që janë në dukje të shëndetshëm, e nuk përhapin spërkla, duket se nuk janë kërcënim gjatë pandemisë. Por duhet bërë kujdes, sipas mjekëve, të cilët kërkojnë të shihen me kujdes rastet e atyre që mund të duken si asimptomatikë, e ndërkohë, në fakt, janë raste të buta të sëmundjes, shenjat e së cilës tek ata, me pak më shumë vëmendje, arrijnë të dallohen.

Baby Boo