OBSH: 10% e popullsisë në botë mund të jetë infektuar me koronavirus


Dhjetë për qind e popullatës në botë mund të jetë infektuar me koronavirus, duke lënë shumicën e popullatës të cenueshme nga COVID-19, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Eksperti i emergjencave te OBSH-ja, Mike Ryan, i ka thënë Bordit Ekzekutiv të organizatës se po rritet numri i rasteve në juglindje të Azisë dhe po ashtu po ka rritje të rasteve e gjithashtu edhe vdekjeve në një pjesë të Evropës dhe në rajonin e Mesdheut lindor.

“Sipas kalkulimeve tona rreth 10 për qind e popullatës në botë është infektuar me këtë virus. Varion varësisht nga shtetet, varion edhe nga zonat urbane me ato rurale, e po ashtu edhe nga grupet. Por një është e sigurt se shumica e botës mbetet në rrezik. Po futemi në një periudhë të vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet”, ka thënë Ryan, raporton agjencia Reuters.

OBSH-ja ka dorëzuar një listë të ekspertëve për të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri.

Baby Boo