OBRM-PDUKM: Zaevi dëshiron ta fshijë Republikën e Maqedonisë dhe historinë e saj


Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dëshiron ta fshijë Republikën e Maqedonisë, historinë e saj, traditën dhe kulturën. Zoran Zaevi dëshiron ta shkatërrojë identitetin maqedonas. Për këtë shkak i fsheh nga populli amendamentet që planifikon t’i ndryshojë në Kushtetutë, ndërsa pret nga qytetarët të dalin dhe të votojnë që të shkatërrohen”.

“Zoran Zaevi pa trup i gënjen dhe i manipulon qytetarët. Me fshehjen e amendamenteve Zaevi dëshiron ta çojë në mashtrim popullin që mos dinë se çfarë votojë”, thonë nga OBRM-PDUKM

Ata shtojnë se është koha që Zaevi të dal dhe të përgjigjet ndaj popullit, se çfarë do të ndodh me Kushtetutën.

“Në gjithë nenet në marrëveshjen me Greqinë precizohet fshirja e identitetit – që nga ajo se si do të quhet emri, ndryshimi i Kushtetutës, dokumente, si duhet të quhet emri i dytë, si do të ri-emërohen institucionet dhe si do të quhet kombësia dhe shtetësia”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Në fund ata shtojnë se Zaevi duhet të kuptojë se bëhet fjalë për emrin e shtetit përmes aktit më të lartë Kushtetuës, dhe jo për ndryshimin e një nga firmat e tij dhe se Republika e Maqedonisë nuk është në pronësi të Zoran Zaevit dhe Vice Zaevit.

Baby Boo