OBRM-PDUKM: Zaev u tërhoq nga gjithçka që ishte maqedonase


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një komunikate thekson se LSDM-ja është tërqehur nga populli i saj dhe se kryeministri Zaev për një vit ka fshirë historinë maqedonase, që sipas tyre, rrezikon të ardhmen e një kombi.

“Vetëm me një nënshkrim qeveria e LSDM-së ëstë larguar nga gjithçka që është maqedonase. Zaev u tërhoq nga emri maqedonas, identideti dhe gjuha për të cilat betohej para paraardhësve të tij se do të mbeten të pandryshuara”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se pasi marrëveshja të hyjë në fuqi, librat e historisë do të shkruhen nga Greqia.

“Marrëveshja e tillë kapitulluese nën udhëheqjen e Zaevit dhe Dimitrovit rrezikon trashëgiminë kulturire, shtetësinë dhe sovranitetin, duke e bërë Maqedoninë si diçka krejtësisht të re”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.

Baby Boo