OBRM-PDUKM: Zaev të marrë guxim dhe të del në debat


Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “nuk është trimëri ta ndryshosh emrin, Kushtetutën dhe gjuhën e Maqedonisë, por frikë. Zaev duhet të merr guxim dhe të del në debat”.

“Zoran Zaevi i përsërit të njëjtat gënjeshtra gjithkund, dhe nuk ka argumente për humbjen e identitetit institucional, kulturës maqedonase, historisë dhe traditës”, thonë nga OBRM-PDUKM

Sipas OBRM-PDUKM-së Zoran Zaevi në mungesë të argumenteve për marrëveshjen me Greqinë iga debata duke e ditur se nuk ka se si t’i mbrojë, sipas OBRM-PDUKM-së shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Marrëveshja është kapitulluese, me atë heqim dorë nga të gjithë maqedonasit dhe nga gjithçka që është maqedonase dhe për këtë shkak për OBRM-PDUKM-në kjo marrëveshje, as është, dhe as që do të jetë e pranueshme”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zaevi në mënyrë manipulative i ndërlidh euro-integrimet e Maqedonisë me pranimin e marrëveshjes kapitulluese dhe, siç thonë ata, ndryshimin e emrit.

“Zaevi dhe karteli i tij nuk kanë asnjë e nga vlerat evropiane, ndërsa referendumi për ndryshimin e emrit të shtetit e shfrytëzojnë që ta fshehin vjedhjen milionëshe që momentalisht ndodh në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga kjo parti.

Baby Boo