OBRM-PDUKM: Shteti mbeti jashtë BE-së për shkak të paaftësisë së Qeverisë

Zoran Zaevi është barrë që po e fundos Republikën e Maqedonisë. Shteti mbeti jashtë nga strukturat e BE-së përshkak të paaftësisë së Qeverisë, konsideron opozita.

Baby Boo

“LSDM-ja në kampanjën zgjedhore premtonte datë për fillim të bisedimeve deri në fund të vitit 2017 dhe gënjeu. Zoran Zaevi personalisht premtonte se duhet të shpejtohet me ratifikimin e marrëveshjes kapitulluese për ndryshimin e emrit në Kuvend, që në Samitin e BE-së më 26 qershor, Maqedonia të marr dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve me BE-në pa kushte. Zaevi gënjeu përsëri.”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Opozita konsideron se Maqedonia mbetet në vend, korrupsioni është nivel të madh, institucionet dhe gjyqësia janë të partizuara, kurse kriminaliteti i Qeverisë vazdon.

“Zoran Zaevi në vend të reformave dhe projekteve në interes të qytetarëve, i kushtoi vëmendje shitjeve të interesave shtetërore. Përderisa Maqedonia bie në plan ekonomik për shkak të paaftësisë së Qeverisë, Zoran Zaevi bën marrëveshje ku Maqedonia poshtërohet”, thuhet nga OBRM-PDUKM-ja.

Restorant Lumare