OBRM-PDUKM: Qeveria e Zaevit nuk ka zbatuar mbi 80 përqind të rekomandimeve të GREKO-s


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se nga 19 nga 23 rekomandimet e GREKO në raportin e vitit 2019, të cilat duhej të zbatoheshin në vitin 2020, nuk janë zbatuar nga Qeveria.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Qeveria e Zaevit nuk ka mundësuar punë pa pengesa të Komisionit për Parandalimin e Ko*rrupsionit.

“Një nga problemet më të mëdha është roli i dyfishtë i Nikollovskit, i cili duhet të jetë edhe anti-ko*rrupsionit edhe politikan me pozitë të lartë. Nikollovski dhe praktikisht konflikti i interesave. Funksioni i tij ka fuqi, në vend që të shërbejë për lu*ftën ndaj ko*rrupsionit”.
“Sipas GREKO zbatimi i Kodit për sjellje është në duar të zv.kryeministrit që ka kompetenca të hetojë dhe dënojë shkeljet dhe ko*rrupsionin. Kjo është e papranueshme dhe nuk përputhet me praktikat e GREKO-s”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Baby Boo