OBRM-PDUKM proteston para Qeverisë

Partia opozitare maqedonase OBRM-OPDUKM sot do të mbajë marsh protestues ku do të shpreh pakënaqësinë e politikave të Qeverisë. Marshi protestues do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “OBRM”, ndërsa është planifikuar të përfundojë para Qeverisë.

“Të gjithë ata që duan ta ngrisin zërin kundër paaftësisë së LSDM-së për t’u marrë me ndotjen e ajrit, të gjithë ata që duan ta ngrisin zërin kundër shitjes së interesave kombëtare deh shtetërore, kundër grabitjes masovike dhe kriminalitetit, të mirëseardhur janë që të na bashkëngjiten në ora 17:00, në sheshin “OBRM” dhe me marsh protestues të drejtohemi kah Qeveria e Republikës së Maqedonisë për të çuar mesazh se vjen fundi i kësaj qeverisje të zez”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Në kumtesën e thirrjes së protestës, nga partia maqedonase opozitare tonë se problemet shëndetësore që i kanë qytetaerët nga helmet që thithin nuk meritojnë vëmendjen e Petre Shilegovit dhe Jani Makradulit të cilët, siç thonë nga partia, për pagën e madhe që e fitojnë nga populli më shumë duan të dremitin apo të luajnë lojëra në vend se të zgjidhin probleme.

“Përderisa Shilegovi luan lojëra në telefonin mobil gjatë komisioni kuvendar, qytetarët ngulfaten në ajrin e ndotur. Loja në telefonin mobil të Shilegovit u tregua se është më e rëndësishme se shëndeti i jetës së qytetarëve. Kryetari i Bashkisë së Shkupit dhe zëvendës-ministri i Mjedisit Jetësor edhe një herë para opinioni e treguan mos interesimin e zgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndërkaq, sot për shkak të protestës se partisë opozitare maqedonase do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit.