OBRM-PDUKM: Përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit është te Qeveria e udhëhequr nga Zaev

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “LSDM-ja ka kontrollin e plotë në gjyqësi, prokurori dhe polici, Qeveria nuk ka mundur të mos dijë për arratisjen e Nikolla Gruevskit. Askush nuk ju beson fjalës së Zoran Zaevi, as mbështetësive të tij që ai personalisht nuk ka ditur asgjë nga arratisje e Nikolla Greuvskit. LSDM-ja me vite është në qeverisje në Maqedoni, dhe ende po sillet si opozitë”.

Sigma Doors

“Përgjegjësi duhet të ketë, dhe si gjithmonë përgjegjësia është te qeverisja që kësaj radhe për fat të keq e udhëheq i amnistuari Zoran Zaev. Qeverisë kriminale në këto momente të errëta të historisë maqedonase secili defokusim i opinionit dhe ngecje të shtetit është i mirëseardhur. Dhe kështu opinionin e mbushin me arratisjen e Gruevskit, në Kuvend e ndryshojnë Kushtetutën e shtetit që është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, i rrisin tatimet, derisa varfëria është në rritje”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre e gjithë Maqedonia, ashti sikurse, siç thonë ata i amnistuar Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski e kanë ditur se Nikolla Gruevski nuk fshihet në selinë e OBRM-PDUKM-së por se qëllimi i atij aksioni ka qenë krijimin e teatrit dhe frikësimin e anëtarëve dhe aktivistëve të kësaj partie me presion policor.

“Përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit mbetet te Qeverisja që e udhëheq i amnistuari Zoran Zaev dhe ministri për përndjekje dhe terror, Olover Spasovski”, thuhet në fund të kumtesës së partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.