OBRM-PDUKM: Maqedonia e para në rajon me numrin e të infektuarve nga Covid-19


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se Maqedonia e Veriut është në vend të parë, sa i përket viktimave dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Sipas kësaj partie, Qeveria e LSDM-së ka krijuar kaos në sistemin shëndetësor.

“Republika e Maqedonisë then rekorde për të infektuarit me Covid-19 në rajon. Filipçe dhe LSDM nuk mund të përballen me coronavirusin. Këtë e tregon fakti që tek ne janë bërë 25 mijë testime, tre herë më pak se në Slloveni dhe Kroaci”.

“Deri sa në rajon temë kryesore është ballafaqimi me pasojat ekonomike, tek ne shtohen rastet e reja të të infektuarve, si dhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “me LSDM-në në pushtet është vendosur regjim hibrid, si dhe është rritur krimi dhe korrupsioni”

Baby Boo