OBRM-PDUKM: Jeta ka ardhur vetëm për LSDM-në dhe Zaevin


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se gjyqësori në vend është nën kontroll të plotë nga LSDM dhe ekipa e Zaevit.

“Shteti jonë po ngec në çdo fushë, ekonomia është para kolapsit, nuk ka projekte, nuk ka realizime të invetimeve kapitale. Arsimi dhe shëndetësia janë në rënie të lirë, të rinjtë janë pa perspektivë, edhe pse ka numër të madh prej tyre që kanë përfunduar arsimin e lartë”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se LSDM-ja po e trajton shtetin si pronë personale, ndërsa llogarinë e buxhetit sikur të partisë.

“Për çfarë shteti të së drejtës flet LSDM, kur Maqedonia është shteti i vetëm në Evropë me në krye kriminel të falur. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet, ndërsa injorimi i tyre nga ana Zaevit do t’i kushtojë humbje në zgjedhjet parlamentare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

 

Baby Boo