Objekti i Kryqit të Kuq në Tetovë i është marrë në mënyrë joligjore, me ndihmën e autoriteteve (video)


Njësia komunale e Kryqit të Kuq në Tetovë pohon se në mënyrë joligjore i është marrë objekti që ka qenë në pronësi të tyre, shkruan Fakte. Kryetari i kësaj organizate, Qatip Besimi, thotë se disa institucione së bashku me komunën e Tetovës, në mënyrë kriminale ia kanë marrë objektin kësaj organizate humanitare.

Firma private e cila e ka pasur me qira këtë objekt, pas skadimit të kontratës ka refuzuar ta lëshojë të njejtin. Pas kësaj, Kryqi i Kuq është ankuar në Gjykatën e Tetovës, por drejtuesi i kompanisë në mënyrë kriminale ndërkohë e ka privatizuar të njejtin, nëpërmjet sektorit për urbanizëm. Pas disa ankesave deri tek Ministria për transport dhe lidhje për anulimin e procedurës së privatizimit, ato pranohen, por komuna e Tetovës i refuzojnë vendimet për përsëritje të procedurës. Për herë të fundit një refuzim i tillë ka ndodhur para një muaji, prandaj Kryqi i Kuq kërkon që Ministria për transport dhe lidhje t’ia marrë kompetencat komunës së Tetovës për sferën e urbanizmit./FAKTE.Net

Baby Boo