Obduksioni konstatoi vdekjen e dhunshme te 35-vjeçari nga Shkupi i gjetur në banesën e djegur në Hrom


Pas obduksionit të kryer janë konstatuar gjurmë të dhunës dhe vdekjes së dhunshme, si pasojë e plagëve të marra me thikë nga një send i mprehtë ndaj I.J. (35) nga Shkupi i cili dje është gjetur në banesën e djegur në rrugën “Isaija Mazhovski” në lagjen Hrom në Shkup, njofton MPB.

“SPB Shkup, në koordinim me PTHP Shkup ndërmorën masa për zbardhjen e rastit”, informon MPB.

Zjarri dje në orën 9:47 është raportuar në SPB Shkup. Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve.

Baby Boo