Nxënësit të shkollës fillore i bie të fikët në klasë, pas disa orësh që mbajti maskën


Nisja e shkollës bëri që nxënësit të ulen në banka me maskën e vendosur në fytyrë. Të ulur në distancë për t’u ruajtur nga infektimi gjithsesi nxënësit hasin vështirësi në frymëmarrje për shkak të maskës.

Në Verona të Italisë teksa ka vetëm pak ditë që ka filluar viti i ri shkollor, një nxënësit i ka rënë të fikët në klasë pas shumë orësh me maskën e vendosur në fytyrë. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së pranuar u lirua për në shtëpi.

Rasti në fjalë ka bërë që të ngjallen sërish kritika lidhur me rinisjen e mësimit dhe kushtet e reja. Ndërkohë Shoqata italiane e pediatrisë deklaroi se nuk ka prova që tregojnë vështirësi në frymëmarrje nëse maska mbahet në mënyrën e duhur.

Baby Boo