Nxënësit në Tetovë ndërpresin bojkotin, iu kthyen platformës online (VIDEO)


Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës i kthehen mësimit online edhe pse paralajmëruan vazhdimin e bojkotit. Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës Teuta Llalla tha se kohë pas kohe kanë pasur pengesa me platformën online, por situata pret që situata përmirësohet me përforcimin e internetit por edhe me angazhimin e teknikëve të mirëmbajtjes, që në këtë shkollë i ka dërguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Sa i përket shkollës tonë, gjithçka shkon drejt përmirësimit. Pjesën teknike e kemi gjithën të rregulluar por duhet të bëhet përforcimin e rrjetit të internetit që na vjen nga Ministria e Arsimit. Por edhe këtë çështje po e rregullojmë patë që ishte tekniku i Ministrisë së Arsimit dhe besoj që brenda ditës kjo çështje do të rregullohet” deklaroi Teuta Llalla drejtoreshë e Gjimnazit të Tetovës. Situata e ngjashme paraqitet edhe në shkollën e mesme të mjekësisë, e cila njihet si shkolla më e ngarkuar për nga numri i nxënësve.

“Pasi që jemi shkollë e madhe e keni parasysh edhe tek ne ka pak probleme me rrjetin mirëpo jemi në përpunim e sipër. Kemi angazhuar edhe disa kompani të tjera për ta përforcuar më shumë internetin që të mos kemi probleme në të ardhmen. Por shoh që shumica e kolegëve mbajnë mësimin online dhe nxënësit janë të kyçur në platformën që po punojmë” u shpreh Isan Emini drejtor i Sh.M. Mjekësisë – Tetovë. Pengesat më të mëdha vazhdojnë t’i përjetojnë fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit, ku për dallim prej shkollave të qytetit kanë internet tejet të dobët, që pamundëson lidhjen e tyre në platformë./Bashkim Sulejmani

Baby Boo