Nxënësit e Novosellës ende pa shkollë, Ademi premton zgjidhje të shpejtë(VIDEO)


Në lidhje me shkollën fillore 11 Tetori të fshatit Novosellë-Komuna e Bogovinës Ministria e arsimit dhe shkencës njoftoi se në planin vjetor për furnizime publike dhe investime kapitale ka paraparë 4 tenderime që kanë të bëjnë me:
1) shpallje publike për projekt dokumentacioni – e kryer
2) shpallje publike per revizion dokumentacionit – në procedurë
3) shpallje publike për fillim të punimeve e cila do fillon me perfundimin e dy fazave të para
4) shpallja e katër që ka të bën me zgjerimin e kapaciteteve të shkollës e cila do të fillojë pas miratimit të planit urbanistik për fshatin nga ana e komunës së Bogovinës.
Qytetaret kërkojnë që të bojkotojnë mësimin në formë të presionit ndaj institucioneve gjë që u zotuan edhe ministri edhe kryetari i komunës se do të bëjnë gjithçka që ti përshpejtojnë procedurat në bazë te obligimeve juridike. Momentalisht nxënësit duhet të vijojnë mësimet nëpër objekte afariste dhe shtëpi private,shkruan Gazeta Koha.

Ndryshe, nxënësit e shkollës fillore të fshatit Novosellë të Komunës së Bogovinës, nuk e shijuan orën e parë mësimore në vitin e ri shkollor, për shkak të mungesës së objektit shkollor, i cili u dogj tërësisht nga zjarri në muajin tetor të vitit të kaluar.(koha.mk)

 

 

Baby Boo