Nxënësit e malësisë ndjekin mësimin pa transport publik në Gostivar!


Nxënësit e shkollave të mesme të Gostivarit nga e hëna kanë filluar mësimin me prani fizike, por këtë vit nxënësit e fshatrave rurale po përballen me vështirsi të shumta. Sot është dita e tretë që kur kanë filluar mësimet dhe këta nxënës akoma nuk kanë transport nga vendbanimet e tyre. Nën menaxhimin e komunës së Gostivarit janë edhe nxënësit e komunës së Vrapçishtit, gjegjësisht nxënësit e fshatrave të Malësisë të cilët mësimet i ndjekin në shkollat e mesme të Gostivarit, këta nxënës detyrohen që vet të paguajn transportin deri në Gostivar i cili në ditë ju kushton 200 denarë.

Prindërit shprehen të shqetsuar, ata thonë se fëmijët të cilët ndrimin e kanë pasdite ngelin edhe pa transport dhe secili detyrohet që fëmijët të shkoj ti merr nga qyteti. Përveç fshatit Kalisht, Llomnicë dhe Gjurgjevisht pa transport janë edhe fshatrat Tërnovë, Strajan, Padalisht, Llakavicë, Sërmnovë.
Për këtët problem, portali TetovaSot tentoi që të kontaktojë edhe komunën e Gostivarit, por nga atje nuk kemi përgjigje.

Kujdestarët e klasave të disa nxënësve të fshatrave të Malësisë ju është thënë se transportin do të duhet ta paguajnë vetë për arsye se nuk do të ketë transport.
Prindërit të cilët e paraqitën këtë problem në media thanë se nëse ky problem nuk do të anashkalohet nxënësit do të bo*jkotojnë mësimin.

Baby Boo