Nxënësit e fshatit Bërnjarcë edhe këtë vit duhet të mësojnë në Haraçinë


Kreu i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski ka shuar shpresën e nxënësve shqiptar të fshatit Bërnjarcë për të mësuar në shkollën e fshatit. Rreth 60 fëmijë që banojnë këtu detyrohen që procesin mësimor ta ndjekin në shkollat e Haraçinës duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra, ndërkohë që objekti i shkollës që gjendet pak metra larg shtëpive të tyre është pothuajse bosh. Georgievski tha se nuk mund ta lejojë përdorimin e shkollës për shkak të protokolleve shëndetësore për mësim. Madje, për këtë vendim negative, Georgievski tha se tashmë ka njoftuar komunën e Haraçinës dhe drejtorin e shkollës fillore “Skënderbeu” në Haraçinë.

“Biseduam gjatë muajve të kaluar dhe erdhëm në përfundim se nuk mund t’i përziejmë fëmijët për shkak të protokolleve. Në shkollën e Haraçinës është siguruar hapësirë shtesë. Shpresoj që komuna e Haraçinës do të mbledh forcë për hapësirën shtesë. Ne, akoma mbetemi në dispozicion për të ndihmuar sepse kapaciteti i fëmijëve, diku më pak e diku më shumë po rritet, por na vjen keq që këtë vit të ri shkollor nuk arritëm t’u dalim në ndihmë sepse tashmë në shkollën periferike ka nxënës”- deklaroi Boris Georgievski, kryetar i Komunës Gazi Babë.

Azem Aki, drejtor i shkollës fillore “Skënderbeu” në Haraçinë shprehet i revoltuar ndaj vendimit negativ të kreut të Gazi Babës, Georgievski. Madje, ai mohon që bashkë me kryetaren e komunës të jenë njoftuar për këtë vendim të komunës së Gazi Babës.

“Ne nuk kemi përgjigje, ne presim përgjigjen që është në dispozicion për të na lejuar vendin e jo për këtë përgjigje që e thot ai. Ai për territorin tonë paska më shumë njohuri se ne. Ne kemi problem me këto nxënës që i kemi, 2020 nxënës. Edhe një zyrë të arsimtarëve e kemi shndërru në klasë, arsyeja se me konceptin e ri duhet hapësirë. Ne kemi problem me nxënësit që i kemi tash, plus edhe nxënësit e fshatit Bërnjarcë, për ne është katastrof”- deklaroi Azem Aki, drejtor I sh.f “Skënderbeu” Haraçinë.

Përveç shqetësimeve të prindërve edhe fëmijët tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë gjatë vajtje-ardhjes nga shkolla në Haraçinë.
“Shumë keq, na su*lmojnë qentë, fri*kësohemi, duhet ta kalojmë rrugën kryesore, makinat na godasin, shumë keq. Dëshirojmë të mësojmë të ajo shkolla në Bërnjarc se është shumë afër“.

“Shkolla është shumë larg prej këtu. Ka shumë makina që vozisin shpejt. Kur bie shi dhe borë e kemi më problem”.
Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pasi përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet ndërkohë që rreth 60 nxënës shqiptar që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës.

Baby Boo