Nxënësi : Profesoreshë, edhe unë ika!


Profesoreshë, edhe unë ika!
Sa e dhimbshme edhe kjo fjalë, ika. Kështu më tha një nxënës shumë i dalluar, një talent i dallaur, një punëtor dhe shumë ambicioz.

Kur u nda nga bangat e shkollës ishte plot pasion, plot vullnet e dashuri, Sytë i shkëlqenin për dëshirat e së ardhmes, fliste si një djalë me këmbë të shëndosha në tokë. Kishte vite që se kisha takuar, po nga afër përcjillja aritjet dhe rezultatet e sdudimeve të tij.

Kjo më bënte shumë krenare se ja po nxjerrim një rini të shëndoshë, më motivonte edhe më shumë të punoj me nxënësit, sidomos me ata që flisnin me punë e vepra. Kur e takova së fundi herë, pashë sy të trishtuar, pashë një dritë elani të shuar. Shkurt tha, po iki edhe unë profesoreshë! Këtu nuk ka ardhmëri për mua.

E urova për fat dhe suksese, U mbusha plot dhimbje, na iku e tërë rinia, na ikën të tërët.Na ikën të gjithë. Fatkeqësi e madhe kombëtare./Sadije Aliti, profesoreshë dhe shkrimtare nga Tetova

Baby Boo