Nxënësi mohon të jetë su*lmuar nga arsimtari


Të martën, Komisioni disciplinor i formuar në shkollën fillore “Panajot Ginovski” të komunës Butel të Shkupit do të vendos për rastin që ndodhi në këtë shkollë, më 21 tetor të këtij muaji. Në një video të postuar në rrjetin social “Tik-Tok” shihet se si mësuesi i kësaj shkolle godet me shuplakë një nxënës të klasës së shtatë. Mirëpo, e gjithë ngjarja e parqitur në këtë video është mohuar nga prindërit e nxënësit dhe veti ai. Ky i fundit tha se ishte publikuar vetëm një pjesë e videos dhe jo i gjithë incizimi ku dëgjohen të qeshurat e nxënësve dhe mësuesit me të cilin sic nxënësi po bënin shaka.

“Më ka treguar mami im, jam habitur kur më ka tregu, nuk e kam dit se më kanë nxjerr nëpër portale.
Ti, atë ditë kur u ktheve prej shkollës a ju tregove prindërve se çfarë ka ndodhur në shkollë?
Jo, dy ditë kam hesht, nuk i kam tregu askujt, nuk e kam bë të madhe.
Sipas teje vetëm një pjesë e videos ka dal, jo e gjitha?
Jo, vetëm një pjesë. Si është pjesa tjetër e videos? Unë jam tu qesh edhe e gjithë klasa dëgjohet duke qesh ndërsa arsimtari ma plas në dorë”, thotë nxënësi Jetmir Ibrahimi.

Përveç Jetmirit, edhe prindërit e tij në bisedë për Alsat mohojnë se mësusesi ka ushtruar dhu*në ndaj fëmijës së tyre. Siç thanë prindërit, Jetmiri dhe dy vëllezërit e tij, që dikur ishin nxënës të kësaj shkolle gjithmonë kishin lëvdata për punën dhe sjelljen e mësuesit. Ndërkohë, Jetmiri kujton se ngjarja kishte ndodhur pasi ai ishte vonuar pak në orë.
“Unë jam vonu prej pushimit të gjatë pak edhe arsimtari më ka pa në këmbë, me hajgare, nuk më ka thir me të keq, ka thënë prit aty, mos u ul te vendi.

Ti thua se keni luajtur? Po, kemi bë hajgare me arsimitarin, nuk më ka godit shuplakë, por kështu ka bë me duart..edhe kur më ka ngrit lartë, unë vet jam ngrit”, tha Jetmir Ibrahimi
Alsat ka kontaktuar edhe arsimtarin i cili gjithashtu mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj nxënësit por i gjithë rasti ka qenë një shaka.

Pas publikimit të videos, drejtoria e shkollës ka njoftuar institucionet përkatëse për zbardhjen e rastit. Dëshmi në polici tashmë kanë dhënë të gjithë të përfshirët në këtë rast. Por, burimet tona brenda policisë thoë se atje nuk ekziston kallëzim penal ndaj mësimdhënësit. Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka dërguar njoftim në Gjykatën Themelore mbi bazën e denoncimit publik, ndërsa gjykata duhet prononcuar nëse ka ose jo veprim në kundërshtim me ligjin.

Baby Boo