Nxënësi i përjashtuar nga gjimnazi “7 Marsi” , prindi thotë : “Do të kalojë në depreson”


Labinot Rexha është përjashtuar nga gjimnazi i Tetovës “7 Marsi” , prindi shpjegon se djalin e tij e kanë përjashtuar nga shkolla, sepse i është gjetur një sasi e vogël e lëndëve narkotike, por sipas prindit, Labinoti për këtë nuk ka qenë në dijeni. Prindi kërkon që djali i tij të kthehet në gjimnaz, pasi zotohet se nuk ka qenë në dijeni për posedimin e lëndës narkotike.

Drejtororesha e gjimnazit “7 Marsi” Miqereme Riza mohon se nxënësi në fjalë është përjashtar për arsyet që shtron prindi i tij. Riza shpregon për Pa Censurë, se nxënësi Labinot Rexha është përjashtuar për shkak të numrit të madh të mungesave dhe e gjithë procedura është bërë në bazë të rregullores së paraparë.

Teksa për kthimin e nxënësit në gjimnaz, ashtu siç kërkon prindi i tij, drejtoresha tha se nuk është e mundur, ajo shpjegoi se i është dhënë transfer për në një shkollë tjetër dhe këtë vendim duhet ta zbatojnë.

Prindi i nxënësit të përjashtuar nga shkolla ankohet, duke insistuar që të kthehet në të njëjtën shkollë, ngaqë deri në përfundim të shkollës kanë ngelur vetëm edhe dy muaj, ai tregon gjithashtu se djali i tij është duke kaluar një depresion pas kësaj situatë të krijuar.

Ispektoriati i Arsimit në kuadër të Komunës së Tetovës, nuk ka dashur që të komentojë mbi këtë rast, duke u arsyetuar se bëhet fjalë për një lëndë të komplikuar dhe për të njëjtën nuk dëshirojnë që të japin informata.

Sipas informatave të Pa Censurë, shpesh tek nënësit e shkollave fillore dhe të mesme gjenden sasi të vogla të lëndëve narkotike, mirëpo profesorët bashkë me policinë nuk raportojnë për të njëjtën. Me qëllimin e vetëm që të rruhet imazhi i shkollës, kujtojmë se para tre muajve në shkollën medicinale në Tetovë është kamofluar një rast i ngjashëm.

Baby Boo